17:37 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Njësia FIT thyen bllokadën, arrestohet Gjuriq

Njësia FIT  e Policisë së Kosovës ka thyer bllokadën e parë dhe nga jugu ka kaluar në veri të Mitrovicës. Burime të Indeksonline atje bëjnë të ditur se kanë arrestuar Marko Gjuriqin.

Kjo ka ndodhur menjëherë pasi është bërë e ditur se Marko Gjuriq ka nisur takimin me serbët në Shtëpinë e Kulturës në veri./Indeksonline/