21:47 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Njihuni me 13 vjeçarin kosovar, që po shkon rrugës së David Beckham

Kosova vazhdon të ketë numër të madh talentësh që po rriten në shtete të ndryshme evropiane. Një nga ta është edhe 13 vjeçari, Nuredin Rexhepi.

Futbollisti i akademisë së skuadrës të njohur gjermane, TSV Munchen 1860 është një nga lojtarët më premtues të kësaj skuadre, që dikur ishte pjesë e Bundesligës Gjermane.

Rexhepi ka një të veçantë që e bën tejet premtues në futboll. Aftësia e tij për të ekzekutuar gjuajtjet e lira e bën kosovarin si një David Beckham apo Juninho Pernambucano të futbollit gjerman.

Golat e tij kryesisht janë nga distanca dhe gjuajtjet e tij janë vërtetë të fuqishme.

Si lojtar i Munchen 1860, kosovari i ka shënuar gola të bukur edhe Bayern Munchenit e Baselit./Indeksonline/