09:57 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Njihuni me aftësitë e jashtëzakonshme të Edon Zhegrovës [Video]

Nuk ka një javë që talenti kosovar Edon Zhegrova ka pranuar të luaj për Përfaqësuesën e Kosovës.

Talenti 18-vjeçar, i cili ka lindur në Herford të Gjermanisë, luan si mesfushor ofensiv te skuadra belge, Genk.

Si i ri ai është angazhuar te Flamurtari, Prishtina, pastaj te Standard Liege në vitin 2015 dhe për dy sezone të tjera te Sint-Truidense.

Në mars të vitit 2017, Edoni iu bashkua ekipit nga liga kryesore belge, Genk.

Në mediat belge kanë filluar ta krahasojnë lojën e kosovarit me atë të Lionel Messit, falë aftësive të jashtëzakonshme që ka.

Në videon në vazhdim mund të shikoni disa nga performancat e lojtarit më të ri të Kosovës. /IndeksOnline/