15:58 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Njihuni me dollapin inovativ AirDresser të Samsung

Samsung nisi IFA e këtij viti duke prezantuar disa elektroshtëpiake të cilat janë më inteligjente se kurrë më parë.

Këto pajisje do të shiten vetëm në Evropë, megjithatë një prej tyre, Samsung AirDresser mund të shtrihet në audienca më të gjëra.

AirDresser është një dollap inovativ ku mund të varni këmishët, pantallonat, pulovrat dhe rrobat delikate në brendësi për ti pastruar përmes ngrohjes dhe avujve.

Samsung AirDresser vjen për të fituar Whirpool Swash i prezantuar në 2014-ën për 500 dollarë dhe LG Styler i cili debutoi vitin e kaluar dhe kushton 1999 dollarë.

Samsung nuk dha çmimin e AirDresser por pritet të kushtojë po aq sa Stylur duke pasur në konsideratë dizajnin e tij. Ky produkt është për ata ekzekutivë të cilët shpenzojnë shumë kohë jashtë shtëpisë por edhe për hotelet e biznesit që kanë klientelë të përzgjedhur.

Krahas AirDresser, Samsung prezantoi fshirësen e dyshemesë PowerStick Jet si dhe bufenë Air Hangers për pastrimin e ajrit.

Samsung nuk dha detaje të shumta rreth pajisjeve por janë një shembull i qartë i vizionit të kompanisë për shtëpinë inteligjente të së ardhmes.