12:04 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Njihuni me klubin e ragbit kosovar, Peja Eagles

Në Kosovë sporti i ragbit është pak i zhvilluar. Por, dalngadalë ky sport pritet të marrë hov. Klubi Pega Eagles është nga ata po investojnë në këtë sport. Klubi Peja Eagles është themeluar në korrik te 2012.

Kjo inciativë fillojë së bashku me disa nderkombetarë, dashamirës të Sportit të Rugby-t.

Klubi Peja Eagles pas seriozitetit qe ka treguar në punë dhe në stërvitje, kanë filluar kerkesa edhe nga moshat e reja per te qenë pjesë e familjes se madhe dhe afër adrenalinës së lojës se Rugbyt. Keta femije te qytetit te Pejes kan filluar stervitjet çdo te shtunë afër shkollës fillore Dardania.

Tani kan filluar ardhje te reja per të ndihmuar klubin. Dy vëllezërit pejan, Argjend dhe Armend Gorqaj janë ardhjet e reja në skuadër.