75 Mall Live Search
14:17 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Njihuni me kundërshtarët e Prishtinës në rrethin e dytë të FIBA Europa Cup

KB Prishtina për herë të parë në histori të klubeve shqiptare është kualfikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në FIBA Europe Cup.

Ndërsa në raundin e dytë do të ketë përballje të forta kundër Pınar Karşıyaka, S.Olivier Wurzburg dhe Szolnoki Olaj.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Gjermani ndaj S.Olivier Wurzburg me datën 12 dhjetor, ndërsa tutje ju njohim me kundërshtarët e Prishtinës në këtë fazë.

Pınar Karşıyaka është klub nga Turqia dhe luan në Superligën turke në basketboll, transmeton IndeksOnline.

Image result for pınar karşıyaka basketbol

Ka fituar Kupën e Turqisë në vitin 2014, Kupën e Presidentit në vitin 2014, ishte kampion i Turqisë në sezonin, 2014/15 si dhe ka marrë pjesë në Euro League në sezonin, 2015/16.

Ndërsa, me Prishtinën do të luajë më 9 janar 2019 në kuadër të grupit I në FIBA Europe Cup.

S.Oliver Würzburg është klub nga Gjermania dhe luan në Bundesligën e basketbollit gjerman.

Image result for s oliver würzburg basketball

Arritjet më të mëdha të kësaj skuadre janë gjysëmfinalet në Bundesligën e Gjermanisë, dhe pjesëmarrja e saj në FIBA Europe Cup.

Ndërsa, ndeshjen e parë me Prishtinën do ta luajë me datën 12 dhjetor në kuadër të grupit I, në FIBA Europe Cup, përcjellë IndeksOnline.

Szolnoki Olaj është klub nga Hungaria, luan në kampionatin hungarez, dhe është tetë herë kampion i Hungarisë, si dhe ka fituar shtatë herë Kupën e Hungarisë.

Image result for szolnoki olaj basketball

Arritjet më të mëdha të kësaj skuadre në arenën ndërkombetare janë dy herë në ”Final Four” në Euro Challenge Legaue – 2012/13 dhe 2014/15, dhe FIBA Europe Cup.

Ndërsa, me Prishtinën do të luajë më datën 19 dhjetor në kuadër të grupit I, në FIBA Europe Cup, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë./IndeksOnline/