09:26 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Njihuni me legjendën e Granadas që u fut lakuriq në fushë gjatë ndeshjes kundër Manchester Unitedit

Ndeshja çerekfinale mes Granadas dhe Manchester Unitedit në UEFA Europa League mbrëmë u ndërpre për disa minuta.

Për shkak të pandemisë Covid-19 të gjitha ndeshjet po zhvillohen pa tifoz, por mbrëmë një mbështetës arriti të hynte në fushë dhe të vraponte, madje krejt lakuriq, shkruan IndeksOnline

Për ne mund të mos jetë i njohur, por në Granada, Olomo Garcia është personazhi më i njohur. Ai është një legjendë në Spanjë, pasi në çdo aktivitet del i zhveshur.

Garcia është ndëshkuar dhjetëra herë nga autoritetet lokale për shfaqje të tilla. Ai ka një mesazh, ‘paqe për të sunduar botën’.

Olmo është një biznesmen dhe atë mund ta takoni edhe jashtë fushave të futbollit./IndeksOnline/