Njihuni me Mustafë Abazin, kandidatin e LDK-së nga diaspora
Biznesmeni i suksesshëm në diasporë, Mustafë Abazi do të jetë në garë për deputet për herë të parë. Intelektuali dhe biznesmeni i suksesshëm në Gjermani është propozuar si kandidat nga dega e LDK-së në Gjermani. Me sloganin “Për vendin tim”, Abazi do të sjellë në vendlindje vizionin dhe përvojën e krijuar në Gjermani.
Janë tri shtylla kryesore në të cilat Abazi do të ketë synimin si deputet i mundshëm në Kuvendin e Kosovës. “Ruajtja e rinisë në Kosovë – Rinia është pasuria jonë më e madhe. Ne duhet të krijojmë mundësi për punësim dhe arsimim cilësor, që të rinjtë tanë të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në vendin tonë. Kthimi i diasporës – Diaspora jonë është zemra e Kosovës jashtë kufijve. Duke krijuar kushte më të mira për investime dhe zhvillim, ne mund të sjellim përsëri energjinë dhe ekspertizën e tyre në vend. Tërheqja e investimeve ndërkombëtare – Zhvillimi ekonomik vjen përmes hapjes ndaj botës. Unë jam i vendosur të promovoj Kosovën si një destinacion tërheqës për investitorët, për të krijuar vende pune dhe rritje afatgjatë.
Ky është momenti që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe krenare.
Është një angazhim që nuk njeh kompromis – për të ardhmen e Kosovës dhe të brezave që vijnë” ka thënë Abazi në paraqitjen vizionit të tij.