16:49 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / AR

Njihuni me ndryshimin e ri të Instagram-it: Postimet në Instastory do të duken ndryshe

Të shohësh videot nëpër Instastory pa zë është një problem më vete. Nuk e shijon siç duhet dhe mbi të gjitha videoja nuk e përcjell mesazhin që supozohet të japë.

Sidoqoftë, jemi këtu për t’ju dhënë një lajm të mirë. Instagrami së fundmi ka shtuar opsionin “Captions” stickers- që do të thotë se videon në Story mund ta shoqëroni me një përshkrim automatik bazuar në përmbajtjen e saj.

Opsioni i ri u prezantua në 4 maj dhe i lejon përdoruesëve që në kohë reale videove të tyre t’i shtojnë përshkrime automatike që lidhen drejtpërdrejtë kontentin e videos. Ky ndryshim është një lehtësim për të gjithë ata që kanë vështirësi me dëgjimin dhe një mënyrë më interesante për të tjerët që nuk duan të përdorin zërin gjatë kohës që shohin Instastory-it e ndjekësve.

Njihuni me ndryshimin e ri të Instagram-it: Postimet në Instastory do

Aktualisht ky ndryshim është gati për Story-it, por sipas Instagram-it do të jetë i aksesueshëm shpejt edhe për Reels-at. Për momentin opsioni është i mundur vetëm për vendet anglisht-folëse, por shumë shpejt kompania do ta zgjerojë në gjuhë dhe vende të tjera të botës. 

Se si do të duket pak a shumë përshkrimi i videove, e gjeni në videon më poshtë: