21:32 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Njihuni me politikanin e dytë më të ndjekur në mediat sociale

Njihuni me politikanin e dytë më të ndjekur në mediat sociale

Narendra Modi është një nga njerëzit më të ndjekur në rrjetet sociale në botë. Kryeministri indian është bërë politikani i dytë më i ndjekur në platformat e mediave sociale në nivel global.

Sipas një studimi të firmës SEMrush në Boston (kompani për menaxhimin dhe analizës së shikueshmërisë në internet) ai numëron 111 milionë ndjekës në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Modi renditet i dyti pas ish presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka rreth 182 milionë ndjekës. Sekreti i këtij suksesi thuhet të jetë ritmi i vazhdueshëm i postimeve në Twitter.