Njihuni me skuadrën surprizë të këtij fillim sezoni në Serie A
Vitin e kaluar përfunduan në vendin e 17-të, kurse tash gjenden në vendin e dytë pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Bëhet fjalë për SPAL, skuadër e cila deri më tani ka suprizuar të gjithë.
Pas katër ndeshjeve, SPAL ka grumbulluar 9 pikë duke regjistruar tri fitore dhe një humbje, transmeton IndeksOnline.
Golaverazhi i tyre është +3 me 4 gola të shenuar dhe vetëm një të pësuar. Sezonin e kaluar, SPAL pas 38 ndeshjeve kishte 38 pikë ku iu shmangë rënies.
Së fundmi, SPAL mposhti Atalantan duke vënë në dyshim se forma e tyre është vetë fat.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara sezonin e kaluar, SPAL kishte vetëm katër pikë.
Në fundjavë, SPAL përballet me Fiorentinan si mysafir, ku do të testohet fuqia reale e skuadrës në fjal./IndeksOnline/