Njihuni me vajzën e re të “Për’Puthen”, fut në sherr konkurrentët, kapet me Melisen e Ledianen

Vajza e re në Përputhen është Antonela, e cila në klipin e saj prezantues tha se la Italinë për të gjetur dashurinë.
Ajo menjëherë shprehu preferencat e saj: “Më pëlqen Mevlani, që po bën si interesant tani dhe Atdheu”.
Pse pikërisht Mevlani e pyet Ledjana?
“Sepse ka kamën e mbarë dhe thashë ta filloj me të. Mund të përfundoj edhe me të se është shumë i mirë”, u shpreh Antonela, duke thënë më tej: “Preferenca tjetër është Atdheu, sepse është binjakë si unë. Dua të them diçka më pëlqen djemtë pak më mëdhenj në moshë”.
Melisa: Atdheu është i ri
Antonela: S’ka gjë e rris vetë
Melisa: Po jo moj motër se jam vetë këtu e rris vetë
Antonela: Po ndoshta si pëlqejnë më kokëkuqe t(flokëkuqet).
Ledjana: Ishalla je bjonde vetëm si pamje.
Antonela: Jam brune nga truri dhe bjonde nga flokët. /tch