15:42 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Njoftim/ Mbyllet nesër një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” për qarkullim

Nesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit , një pjesë e  rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.

Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej  udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).

Komuna lut qytetarët që ta bëjnë qarkullimin të planifikuar në bazë të këtij informacioni dhe duke shfrytezuar rrugët alternative.