10:49 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Njoftim për zgjatje të afatit të aplikimit për Programin e Vetëpunësimit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)-Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)-Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar(DRPR) njofton për zgjatje të afatit për aplikimin për Programin e Vetëpunësimit, për punëkërkuesit e papunë të të riatdhesuar në Kosovë.

Afati i aplikimit zgjatet deri më 16 shtator 2020.

Me anë të Programit të Vetëpunësimit, punëkërkuesit e papunë të riatdhesuar në Kosovë do të mbështeten në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete, pajisje teknike për realizimin e planit të biznesit.

Programi në vazhdimësi do të asistojë në zhvillimin e biznesit përmes këshillimit për t’i ndihmuar personat e riatdhesuar e të papunë me kualifikime të orientuar për të qenë të suksesshëm në fushën e zgjedhur. Programi i prezantuar i vetëpunësimit është program konkurrues për të garantuar kthimin më të lartë të mundshëm të investimit. Procesi i përzgjedhjes ka për qëllim të sigurojë transparencë dhe konkurrencë të drejtë dhe t’i mbështesë idetë dhe planet më të mira të biznesit që garantojnë rezultate të qëndrueshme.

Gjithashtu, njoftojmë punëkërkuesit e papunë të riatdhesuar në Kosovë se, përveç Programit të Vetëpunësimit, ata mund të aplikojnë edhe për Programin për Subvencionimin e Pagës si edhe për Programin për Trajnim në Punë, që po vazhdojnë të jenë të hapur për aplikim.

MPMS-APRK, në bashkëpunim me partnerin e saj UNDP, që nga shfaqja e pandemisë COVID-19, ka rritur përkrahjen për punëkërkuesit në Kosovë, në mënyrë që të krijojë sa më shumë mundësi drejt tregut të punës për ta, si dhe të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike në Kosovë.Për më shumë informata rreth procedurës së aplikimit për Programin e Vetëpunësimit dhe Programin për Trajnim në Punë, si dhe të gjitha informacionet relevante, luteni të vizitoni adresat elektronike; https://mpms.rks-gov.net/shpallje/publikime/ ose https://aprk.rks-gov.net/.