75 Mall Live Search
10:41 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Njoftimi zyrtar i Gjykatës së Pejës për rastin Haradinaj-Muhaxheri

Gjykata Themelore në Pejë pas shqyrtimit të dosjes së lëndës, bazuar në prova dhe në ligj konkretisht, në Ligjin e Procedurës Kontestimore dhe Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, ka shpallë aktgjykim me të cilin ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e paditësit RamushHaradinaj – Kryeministër i Republikës së Kosovës, me të cilën ka kërkuar që të detyrohet i padituri Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës, që në emër të kompensimit të dëmit jo material nga deklarata e shpifjes në të përditshmen “Der Standard”, paditësit t’i paguaj shumën prej 250.000 €.

Kundër këtij Aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese, në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së të njëjtit, Gjykatës së Apelit në Prishtinë.