Rasti Haradinaj-Muhaxheri, reagon Berisha: Ka drejtësi edhe për ata që s’janë në pushtet
Gjykata Themelore në Pejë e ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e paditësit Ramush Haradinaj – Kryeministër i Republikës së Kosovës, me të cilën ka kërkuar që të detyrohet i padituri Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës, që në emër të kompensimit të dëmit jo material nga deklarata e shpifjes në të përditshmen “Der Standard”, paditësit t’i paguaj shumën prej 250.000 €.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar avokati i Muhaxherit, Besnik Berisha, sipas të cilit kjo është një gjë e mirë, transmeton Indeksonline.
Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se me këtë vendim u dëshmua që ka shpresë në pavarësinë e gjyqësorit.
Më poshtë postimi i Berishës pa ndërhyrje:
Lajm i mire!
Pavaresisht faktit qe une jam perfaqesues i z. Gazmend Muhaxheri ne kete rast dhe se gjykata e shkalles se pare ka vendosur ne favor te tij, vendimin e gjykates per te refuzuar padine e z. Haradinaj e konsideroj lajm te mire.
Eshte lajm i mire per lirine e fjales, tregues se ka shprese per pavaresine e gjyqesorit dhe se drejtesi mund te marrin edhe ata qe s’jane pushtetar te nivelit te larte. /Indeksonline/