12:06 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Njoftohuni me ndryshimet e fundit të rregullave të futbollit

Kongresi i Bordit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB), organi i vetëm i FIFA-s që mund të ndryshojë rregullat e lojës së futbollit, ka propozuar grupin e parë me shtatë ndryshime në botën e futbollit.

Këto ndryshime i prezantoi Zvonimir Boban, operatori i FIFA-s dhe kryetari i shoqatës botërore të gjyqtarëve, Pierluiggi Collina.

Rregulla e parë ka të bëjë me prekjen e topit prej gjyqtarit. Nëse prej atij aksioni realizohet një sulm tjetër për kundërshtarin dhe realizohet gol, atëherë topi i kthehet ekipit që e kishte në posedim.

Kur krijoni një mur të gjallë, lojtarët e ekipit të gjuajtjes së lirë nuk do të jenë më pjesë e murit dhe do të duhet të largohen së paku një metër nga muri.

Kur portieri bën rinisjen e lojës nga zona e pesë metërshit, lojtari kundërshtar nuk do të duhet të presë për të lënë zonën e penalltisë.

Çdo lojë me dorë në zonën e dënimit mbi lartësinë e shpatullës do të jetë penalti, pavarësisht nëse është e qëllimshme apo jo.

Nuk do të pranohet në asnjë formë goli nëse realizohet me dorë, edhe nëse është topi aksidentalisht ka prekur në dorën e lojtarit.

Trajnerët dhe lojtarët në bankën rezervë tani e tutje do të marrin kartonë të verdhë dhe të kuq.

Lojtari që e lë fushën me rastin e zëvendësimit, tani e tutje nuk duhet të largohet në mesfushë, por ku është më së afërmi vijës së largimit.

Të gjitha këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi nga sezoni i ri në futbollin evropian dhe botëror.