10:47 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Njomza lanson projektin e ri, thotë që është më i veçanti deri tani!

Një tjetër emër shqiptar që ka filluar një karrierë të suksesshme muzikore dhe premton shumë është Njomza.

Me prejardhje shqiptare, e lindur në Gjermani dhe e rritur në Chicago, Njomza tashmë po punon në krijimin e një karriere në Los Angjelos, transmeton Indeksonline.

Njomza e cila përveç talentit në muzikë dhe zërit unik njihet edhe si një tekst shkruese e zonja ka lansuar projekti më të ri muzikor.

“No One Is Spared” mban titullin kënga  e re e cila tashmë është publikuar në të gjitha platformat ndërsa ajo ka thënë se ky projekt është shumë i veçantë për të.

Kujtojmë që për herë të parë, Njomza do të performoj për publikun shqiptar në festivalin ‘Sunny Hill’ i cili mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht./Indeksonline/