10:57 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Nkunku: Do të transferohesha tek Chelsea edhe sikur ta mbyllte edicionin e fundit në vendin e 15-të ose 16-të

Christopher Nkunku është një nga përforcimet e Chelsea. Klubi londinez arriti akordin me Leipzigun gjatë janarit për shumën 60 mln euro, ndërkohë që 25-vjeçari francez firmosi një kontratë 6-vjeçare.

Sezoni i fundit ishte i dobët për Chelsea, që nuk ia doli të siguronte një biletë europiane. Gjithsesi, një gjë e tillë nuk e shqetëson mesfushorin e avancuar, i cili është i lumtur për këtë etapë të re në karrierë.

“Viti i kaluar nuk ishte një sezon i mrekullueshëm për Chelsea, por këtë vit ekziston një projekt të ri. Unë jam pjesë e këtij projekti, gjë që më lumturon pa masë.

Për mua do të ishte njësoj sikur Chelsea ta mbyllte edicionin e fundit në vendin e 15-të ose 16-të. Renditja e sezonit të kaluar nuk ka aspak rëndësi për mua.

Sepse e ndjej që sezoni i ardhshëm do të jetë plotësisht ndryshe. E di që mund të bëj gjëra të mëdha këtu”, u shpreh Nkunku, i cili ka shënuar 2 gola në miqësoret e verës me skuadrën e Pochettinos.