08:52 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

No James, no party për Los Angeles Lakers

Los Angeles Lakers janë tjetër ekip pa lojtarin më të mirë të NBA, LeBron James. Që kur James u Lëndua, Lakers kanë pësuar hiç më pak se 7 humbje, duke shënuar vetëm 3 fitore gjatë kësaj periudhe.

Lakers janë mposhtur mbrëmë ndaj ekipit të fundit të NBA Cleveland Cavaliers dhe duke u ranguar tani vetëm në pozitën e 13-të të tabelës së përgjithshme, shkruan Indeksonline.

Kyle Kuzma ishte MVP i ndeshjës me 29 pikë, 4 asiste dhe 9 kërcime por kjo nuk i mjaftoi që në fund të shënonin fitore e në anën tjetër Cavaliers ia arritën që me një lojë ekipore ta mposhtin skuadrën e ish yllit të tyre LeBron James.

Lakers pësuan humbje të ngushtë me shifrat 95 – 101 në të mirë të Cleveland Cavaliers.

/Indeksonline/