22:05 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Noizy bën “gërdi”, thotë se Oriolën mund ta blini bashkë me rrobat! (Foto)

Reperi Noizy dihet mirë se ka miqësi të afërt me modelen, Oriola Marashi.

Por në shumë raste ai di ta hedh shumë poshtë atë. Përpos disa storieve të njëpasnjëshme që hidhte në Instagram, duke treguar se çfarë veprimesh të pahijshme për një vajzë bënte Oriola, këtë herë tregon se ajo vije bashkë me rrobat, që saktësisht i bie nga të tjerët  blihet bashkë me rrobat, sikur të jetë produkt në shitje, transmeton Indeksonline.

Duke treguar disa fotografi të fundit, Noizy nuk dihet nëse e ka thënë për shaka apo jo por përpos kësaj Oriola ka demaskuar keq veten sa i përket përdorimit të ‘Photoshop’it, që në shumë raste e kishte refuzuar. Mjafton t’i shikosh fotografitë e realizuar në të njëjtën kohë dhe të kuptosh linjat e vërteta të trupit të saj./Indeksonline/