12:10 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Noizy shkon në Turqi dhe viziton fansin në spital, emocionet e tij flasin shumë (Video)

Reperi shqiptar, Noizy di shumë shpesh të bëjë gjëra që burojnë nga shpirti.

Këtë herë ai i ka vënë pikës kësaj. Përderisa po qëndronte në Turqi, ka vendosur që t’u bëjë një surprizë fansave duke iu mundësuar takim me të.

Teksa po priste t’i takonte dikush i tregoj se po gjendej në njërin prej spitaleve turke për shërim dhe se donte ta takonte. Noizy nuk ka hezituar që të drejtohet për tek spitali dhe ta takojë fansin e tij, reagimi i të cilit ka qenë tejet emocional, transmeton Indeksonline.

Edhe pse ishte ende me terapi, fansi doli jashtë objektit dhe vrapoj për ta përqafuar reperin, duke treguar gjithë falënderimin që ka për veprimin e tij.

Noizy në shumë raste ka qëndruar edhe pranë fëmijëve në nevojë, atyre jetim dhe shumë fëmijëve të sëmurë, për t’iu treguar anën e tij humanitare dhe shumë emocionale./Indeksonline/

Temat: