21:26 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Nokauti brutal që e detyroi të pensionohet yllin e UFC-së (Video)

Luftëtar brazilian MMA Viktor Belfort u detyrua të pensionohet pas një nokaut brutal që ai përjetoi.

Lioto Maçida e goditi Belfortin në kokë dhe e dërgoi për në pension, shkruan indeksonline.

Kur Viktor erdhi në vete, mori një mikrofon dhe njoftoi se ishte beteja e fundit e karrierës së tij.

Viktor Belfort kishte 41 ndeshje në karrierën e tij, 26 i ka fituar, 14 i ka humbur dhe një ka përfunduar pa fitues.

Fituesi Lioto Maçida shënoi fitoren e 24-të në ndeshjen e tij të 32-të. /IndeksOnline/