75 Mall Live Search
19:01 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nokauti i vitit (Video/Foto)

Boksi në vitin 2017 ka qenë një ndër më të shikuarit. Boksierë si Anthony Joshua, Flyod Mayweather, Deontay Wilder, Wladimir Klitschko e shumë të tjerë, e bënë këtë sport shumë më interesant se herëve tjera.

Në veçanti një shikueshmëri marramendëse me afro 90 mijë tifozë në stadium dhe miliona tjerë përmes televizioneve, kishte meçi i “shekullit” në Europë, Klitschko – Joshua, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë nëse flasim për nokautin e vitit, ose më të shpejtin e vitit atëherë çmimin e merr boksieri amerikan, Deontay Wilder, i cili në luftën kundër Bermane Stiverne, e mbylli qysh në raundin e parë.

Luftë interesante ishte edhe meçi i shumë përfolur, McGregor – Mayweather. Shikoni videon e mëposhtme dhe vlerësojeni se a është me të vërtetë nokauti i vitit 2017./IndeksOnline/