07:37 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nokia 5.3, një telefon i mençur, me performanca të jashtëzakonshme dhe me një çmim të lirë

Vetëm kur mendoni se telefonat inteligjentë janë të shtrenjtë, një aparat tjetër i pabesueshëm i përballueshëm dhe i mirë vjen për t’ju treguar se jeni gabim.

Me kamerat katërfish të Nokia 5.3, ekranin e madh IPS dhe performancën e shpejtë, është e vështirë të imagjinohet se ka ndonjë telefon tjetër të lirë që mund të konkurrojë Nokia-n, transmeton Telegrafi.

Nokia tashmë “merr kurorën për celularin më të mirë nën 200 euro”, dhe i vetmi që mund t’i bëjë konkurrencë është Motorola.

Nokia 5.3 ka katër kamera të pasme. Për më tepër, është mundësuar nga një procesor Qualcomm Snapdragon 665, një CPU që më së shpeshti gjendet në telefonat inteligjentë që janë shumë të shtrenjtë.

Ai ka një ekran IPS 6.5inch, 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të integruar, e cila është e zgjerueshme deri në 512 GB me një microSD.

Ka bateri 4,000mAH.

Nokia 5.3 ekzekuton Android 10 dhe është gjithashtu një pajisje Android One, që do të thotë se është e garantuar të merrni përmirësime Android për të paktën dy vjet.

Modeli 4 GB/64 GB mund të blihet për vetëm 150 euro.

Gjithashtu në dispozicion për 150 euro është edhe Motorola Moto G8 Power Lite.

Nokia 5.3 ka një ekran IPS LCD 6.55in me një rezolucion HD + 1,600 x 700 dhe një densitet pixel prej 268ppi, i cili e bënë atë të barabartë me ekranin e Moto G8 Power Lite.