13:40 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

Nokia ndalon dërgesat për Rusinë

Kompania e pajisjeve të telekomunikacionit, Nokia, do të ndalojë dërgesat në Rusi, për t’iu përmbajtur sanksioneve që perëndimi i ka vënë Kremlinit, pas hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë.

Reuters shkruan se kompania finlandeze njoftoi sot se zhvillimet janë të shumte dhe se situata komplekse e luftës e çoi në vendimin të ndalojë furnizimin me pajisje elektronike për Rusinë.

Për të gjashtën ditë me radhë sirenat e alarmit kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte për ukrainasit. Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e 70 ushtarëve të saj, të vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka. Forcat ruse këtë të martë kanë rrethuar qendrën rajonale të Khersonit në Ukrainën jugore. Qyteti ka qenë i rrethuar dhe ka shumë ushtarë rus dhe pajisje ushtarake në të gjithë anët, e Khersonit.