12:25 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Nokia rikthen një tjetër telefon legjendar

HMD Global, kompania e cila ka të drejtën e prodhimit të telefonëve me markën Nokia, ka ndërtuar një biznes rreth pajisjeve Android me kosto të ulët.

Në të njëjtën kohë prodhuesi Finlandez ka gjetur sukses tek prodhimi dhe rikthimi i telefonëve ikonikë të thjeshtë të viteve 90 si 3310 apo telefoni banane 8110 apo telefoni me kapak 2720.

Tashmë kompania ka vendosur të rikthejë një tjetër model, 5310 të vitit 2007. Pajisja origjinale kishte markën XpressMusic. Kishte tre butonë fizikë, portë 3.5mm dhe mbështetje për karta 4GB microSD.

Po versioni i ri? Ashtu si origjinali ka një portë kufjesh 3.5mm dhe radio FM. Mund të përdoret edhe si MP3 Player, ka 16MB memorie dhe kartë microSD deri në 32GB.

Ekrani i 5310 është 2.4-inç QVGA me tastierë fizike T9 dhe sistemin operativ Nokia Series 30+.

Zgjedhja e softuerit ka të bëjë me harduerin e tij. Ka një çip modest MediaTek MT6260A së bashku me 8MB RAM dhe bateri 1,200mAh që mund të zgjasë deri në 30 ditë.

Telefoni do të shitet në Evropë për 39 euro.