11:26 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nora Gjakova s’ka të ndalur, kualifikohet në qerekfinale

Kampionati botëror i xhudos po vazhdon të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.

Në këtë kampionat botëror janë duke u paraqitur edhe xhudistët më të mirë kosovarë, të cilët po synojnë të fitojnë epitetin e më të mirëve në botë.

Pas fitores ndaj marokenës, Soumiya Iraoui, në raundin e dytë, Nora Gjakova ka fituar sërish.

Xhudistja kosovare ka arritur të fitojë edhe duelin ndaj francezës, Gneto për të kaluar në raundin e ardhshëm.