17:15 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Norvegjia: Do të mbrojmë Suedinë dhe Finlandën me të gjitha mjetet e nevojshme

Konfirmimi i Suedisë për aplikim e anëtarësimit në NATO ka ngjallur reagime të shumta në politikën ndërkombëtare.

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda lëshuan një zotim të përbashkët për fqinjët e tyre nordikë, duke u ofruar atyre mbështetje nëse sulmohen përpara se të shqyrtohen aplikimet e tyre përkatëse.

 “Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO”, tha kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Stoere