75 Mall Live Search
11:29 / E Enjte, 23 Janar 2025 / G T

Norvegjia po bëhet shteti i parë që largon sistemin VAR

Klubet e nivelit të lartë në Norvegji kanë votuar pro heqjes së sistemit VAR nga futbolli.

Shteti i Norvegjisë do bëhet vendi i parë që do të braktisë VAR-in, pasi 19 nga 32 klube votuan pro këtij vendimi, shkruan Indeksonline

Pas një periudhe konsultimi katër-mujore, që përfshinë klubet, lojtarët dhe grupet e tifozëve, skuadrat e nivelit të parë dhe të dytë të Norvegjisë votuan për heqjen e sistemit të teknologjisë.

Federata e Futbollit të Norvegjisë pritet të marrë një vendim përfundimtar gjatë muajit mars.

Liga e Parë e futbollit në Norvegji, VAR-in e prezantoi gjatë vitit 2023, por të gjithë tifozët ishin kundër.

Në fillim të këtij edicioni, ndeshja mes Rosenburgur dhe Lillestrom u ndërpre për shkak se tifozët hodhën në fushë ushqime të ndryshme./Indeksonline/