14:46 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / Gj. Sh

Notarja Vanesa Beka përfundon garën në Lojërat Mesdhetare

Notarja nga Kosova, Vanesa Beka, ka përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare të cilat po mbahen në Oran të Algjerisë

Beka ka zhvilluar sot garën e parë të notit, disiplina delfin 50 metra.

Ajo ka thyer edhe rekordin personal, por që konkurrenca e madhe bëri që të përfundojë në vendin e 14-të, të shtatin në baterinë e saj, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton Indeksonline.

Koha e saj ishte 1:20.87 minuta.

Kjo nuk është gara e fundit pasi që Vanesa do të garojë edhe të hënën në 100 metra delfin./Indeksonline/