14:27 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Novak Gjokoviq rezulton pozitiv në testin për koronavirusin, pati kontakt me kryeministrin e Kroacisë

Tenisti i njohur, Novak Gjokoviqit së bashku me gruan e tij ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Testin çifti e ka bërë në Beogard edhe pse nuk ka pasur simptoma, transmeton Indeksonline.

Gjokoviqi gjatë ditës së djeshme pati kontakt me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Fatmirësisht, Plenkoviqi doli negativ në testin e bërë. Po ashtu fëmijët e Gjokoviqit kanë rezultuar negativë./Indeksonline/