12:01 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

N’punë të shtetit, radha e gjatë, punëtorët e vazhdojnë pauzën edhe pas orarit

Edhe pse pauza parashihet të jetë nga ora 10 deri në 10:30 në Qendrën e Mirëqenies së Gruas në Gjilan nuk po u pengon asgjë që ta vazhdojnë atë.

Pavarësisht se koha e pauzës ka përfunduar, mjekët dhe stafi tjetër nuk shihen fare në vend pune.

Shumë qytetarë kanë mbetur, duke pritur korridoreve të kësaj qendre, por që ata ende nuk kanë arritur në vende pune.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonlinet shihet se si korridoret janë plot me qytetarë që kanë nevojë për t’i kryer shërbimet në Qendrën e Mirëqenies së Gruas, por që ata nuk po respektojnë orarin e paraparë./indeksonline/