21:11 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

NRG Band vizitojnë Nexhmije Pagarushën, ja çfarë thonë për të

Grupi i njohur, NRG Band ditë më parë kanë risjellur këngën ‘Ani mori nuse’ në versionin e tyre, këngë të cilën e morën nga bagazhi i madh artistik i bilbilit të muzikës, Nexhmije Pagarusha.

Ndërsa tani ata kanë shkuar në një vizitë te legjenda e muzikës shqipe, shkruan Indeksonline.

Ishte Besnik Qaka që në një postim të bërë në ‘Instagram’ ka treguar për vizitën duke sjellur edhe disa imazhe përkrah Nexhmijes, në të cilat kishte shkruar edhe disa fjalë për të.

“Është gjithmonë kënaqësi të takosh bilbilin e Kosovës, zonjën Nexhmije Pagarusha të cilës i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë. Megjithëse, kemi nderë dhe përgjegjësi të prezantojmë këngën e mirënjohur “Ani mori nuse” për të cilën me shumë respekt dëshirojmë ta falenderojmë Znj. Nexhmije Pagarusha që na mundësoj ta sjellim në versionin tonë e që njëkohësisht na frymëzon të vazhdojmë punën e tyre”, ka shkruan Besniku në mbishkrimin e imazheve./Indeksonline/

Temat: