15:39 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Nuhiu pasi mposhti Gjilanin: Fitoren ua dedikoj “Intelektualëve”

Drita ka arritur ta fitoi takimi ndaj Gjilanit me rezultatin final në 2:3, takim ky që ishte i vlefshëm për xhiron e 15’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Golat për Gjilanin i shënoi Nikaç, ndërsa për Dritën realizuan, Namani, Fazliu dhe Haxhimusa, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj ndeshje foli edhe tekniku i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili tha se është i lumtur për këtë ndeshje dhe se fitoren ia dedikon tifozëve “Itelektualë”.

“Kemi punuar shumë, e deshtëm fitoren, ndeshjet e tilla janë për t’u fituar dhe më vjen mire që e fituam duelin. Këtë fitore ia dedikoj Intelektualëve që ishin përgatitur për ta mbështetur skuadrën dhe ia dolën”, tha Nuhiu.