13:31 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Nuhiu pranon çmimin, falënderon tifozët (Foto)

Atdhe Nuhiu është zgjedhur futbollisti i muajit nga tifozët e Sheffieldit.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka fituar 85 për qindshin e votave, dhe ka marr çmimin e më të mirit, shkruan IndeksOnline.

Ai falënderon çdo tifozë që e votoi atë.

“Faleminderit për çdo person që më votoi mua. Unë jam këtu që një kohë të gjatë dhe të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është ky klub për mua. Unë nuk jam një person që vi këtu dhe luaj vetëm futboll, unë e dashuroj këtë klub. Jam këtu të shënoj gola, dhe kjo do të thotë shumë për mua”, ka thënë Nuhiu.

Kosovari shënoi pesë gola në tri takimet e fundit për skuadrën nga Championship.

“Kemi pasur një sezon të dobët në fillim, por tani jemi ringjallur. Çdo menaxher ka idetë e tij, ndoshta i pëlqen mënyra ime se si luaj dhe punoj, kështu do të vazhdojë të jem në këtë mënyrë”, shtoi kosovari./IndeksOnline/