Nuk arriti të shihte djalin e saj në Botëror, Departamenti i Shtetit po bën përpjekje që të sjellë nënën e Vozinhas në SHBA
Portieri i Cape Verdes, Vozinha është bërë senzacioni i Botërorit 2026.
Pritjet e tij ndaj Spanjës, i dhanë pikën e parë shtetit ishullor afrikan ku u shpall edhe “Man of the Match”.
Por në Botëror ai nuk mundi të sjellte nënën e tij, e cila nuk udhëtoi në SHBA për shkak të kostove të vizës dhe garancisë.
Mirëpo tani ka ndërhyrë Departamenti i Shtetit i SHBA-së, e cila po tenton që t’ia bëjë të mundur asaj të shkojë ta shikojë djalin e saj, në ndeshjet e radhës.
Cape Verde, do të përballet në ndeshjen e dytë të grupit H kundër Uruguajit./IndeksOnline/

