10:20 / E Hënë, 30 Janar 2023 / B O

“Nuk e di çfarë i ka premtuar Vuçiqi Cholletit e Escobarit, por Zajednica nuk kalon”

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë thënë se është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lidhur me këtë, ka ardhur reagimi i parë nga Vetëvendosje. Është deputeti Artan Abrashi ai që këmbëngul se Zajednica nuk kalon.

“Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon” shkruan Abrashi në reagim./Indeksonline/