09:08 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / G T

“Nuk e di çfarë më tha, isha i fokusuar”, Harry Kane për reagimin e Jude Bellinghamit

Skuadra e Bayern Munich dhe ajo e Real Madridit mbrëmë zhvilluan gjysmëfinalen e parë në UEFA Champions League e cila u mbyll 2:2.

Harry Kane ishte futbollisti që realizoi një gol në këtë ndeshje nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Indeksonline

Para se ta godiste 11-të metërshin, ish-sulmuesit të Tottenham i afrohet mesfushori anglez, Jude Bellingham. Ai i flet tek veshi lojtarit “bavarez”.

Harry Kane pas ndeshjes tregoi se çfarë i tha bashkëkombasi i tij.

”Të them të drejtën nuk e di çfarë thotë. Unë isha shumë i fokusuar, por e vërejta që ai u afrua dhe thoshte diçka. Sigurisht që ishte diçka që të më largonte nga fokusi”, u përgjigj Harry Kane./Indeksonline/