11:27 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nuk e lejojnë të shkojnë në Itali, të riun e kthejnë në aeroportin e Rinasit për arsye “qesharake”

Masat shtrënguese për daljen e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë të ashpra sidomos vitin e fundit, kjo pasi shteti vuri re fakti e pakundërshtueshëm se qytetarët duan vetëm të ikin nga ky vend për azil kudo qoftë.

Thuajse çdo ditë kthehen nga aeroporti i Rinasit dhjetëra udhëtarë që kanë prerë biletën për fluturime drejt destinacioneve të ndryshme edhe nëse qëllimi i tyre është vetëm sa për të vizituar të afërmit e tyre që jetojnë jashtë.

Pyetjet që hamendësohet në këtë rast është nëse kemi të bëjmë me ndonjë shkelje? Kush mban përgjegjësi për paratë e çuara dëm për biletën?

A janë të përfshira në këtë polikë kompanitë e udhëtimeve në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e biletave që nuk do të përdoren kurrë dhe qytetarët detyrohet ta blejnë sërish pasi i kthejnë?!

“Këtë nuk mund ta themi me siguri, por edhe ditën e sotme një i ri nga Tirana që udhëtonte drejt Ancona-s, Itali, është kthyer nga policia aeroportuale me një justifikim qesharak sipas tij.

Qytetari shkruan: Përshëndetje JOQ Albania! Kisha prerë biletën sot nga Shqipëria në Ancona me avion, i bëra të gjitha gjërat gati siç i kërkon ligji, mora ftesën, mora lek me vete me idenë që nuk do të më kthejnë. Shkoj te sporteli dhe aty më del një polic me emrin E.Kolemi dhe shefja e tij V.Dekovi me të cilët nuk bëhej fjalë që të kaloje dhe nëse kishe pasaportë amerikane. Arsyeja e vetme që më thanë është se “Ftesa duhet të ishte origjinale dhe jo e fotokopjuar.” Si mund të jetë origjinale kur ma kanë çuar nga jashtë?! Shihnin njëri-tjetrin dhe qeshnin pa lidhje dhe më thoshin si me ironi “kush t’i mundëson udhëtimet?” U thashë që këtu nuk jemi në hetuesi dhe mos të më bënin pyetje kot sa kohë s’po më jepnin një arsye ligjore për kthimin tim.”

Komentet u takojnë juve dhe mund të ndani historitë tuaja të ngjashme me ne.

Temat: