16:52 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Nuk është asgjë e sigurt për Zidanin

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ende nuk e ka të sigurt vendin e tij për sezonin e ardhshëm, shkruan indeksonline.

Sipas mediave spanjolle, francezi edhe pse u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk e ka bindur plotësisht Presidentin Perez.

I gjithë ky mosbesim është për shkak të ngecjes që Real Madrid kishte në La Liga në fillim të sezonit.

Suksesi në Ligën e Kampionëve do të jetë faktori kryesor që do të vendos për sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/