16:45 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo i mllefosur, zbulon arsyen e largimit nga Real Madridi

Cristiano Ronaldo beson se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e shihte atë si ”mjet për të gjeneruar të ardhura” dhe thotë se raportet e tij me të bën që ai të laroghet nga klubi.

Sulmuesi, i cili iu bashkua Juventusit për 100 milionë euro në korrik, u largua nga Spanja si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërve të Realit, ku ndihmoi klubin drejt triumfit në 15 kompeticione.

Këtu përfshihen edhe katër tituj të Champions Leagues dhe dy të La Ligas. Në një intervistë për France Football, ai e ka kritikuar Perezin, transmeton IndeksOnline.

”Perez më shikonte mua vetëm si raport biznesor. E di këtë. Çfarë ai më tha mua, nuk ishin fjalë të sinqerta”.

Image result for perez ronaldo

”Klubi, sidomos presidenti, nuk më konsideronin në mënyrë të njejtë siç bën në fillim. Në katër apo pesë vitet e para, e kisha ndjenjën se jam ‘Cristiano Ronaldo”.

”Më pas Perez më shikonte në sy tjetër dhe nuk isha më i rëndësishëm për ta. Ju mund ta dini se çfarë jam duke thënë”.

”Kjo bëri që unë të largohem. E shoh në shtyp që shkruajnë se unë e kërkova largimin. Ishte paksa kështu, por isha i detyruar sepse nuk kisha mbështetje”.

”Nëse arsye do të ishin paratë, atëherë do të kaloja në Kinë, ku do të fitoja pesë herë më shumë se këtu. Nuk kam ardhur as te Juve për para, këtu fitoj aq sa fitoja në Real. Diferenca është se Juventusi dëshmoi se me të vërtetë më do mua”, u shpreh Ronaldo./IndeksOnline/

Image result for perez ronaldo