08:25 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Nuk është vetëm futbollist, Ramos “milioneri” udhëheqë pesë biznese

Karriera e tyre futbollistike është relativisht e shkurtër, prandaj disa lojtarë vendosin të merren me një punë të dytë, jashtë sportit.

Shumë futbollistë të njohur në Spanjë; Pique, Iniesta e Messi… Kanë një biznes ose një punë të dytë.

Të njëjtin shembull e ka zgjedhur edhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, shkruan IndeksOnline.

Sa ishte pjesë e Sevillas, në vitin 2004, Ramos themeloi kompaninë me emrin “Sermos 32E”. Kjo kompani u themelua për të monitoruar përdorimin e fotografive me të drejtë të autorit.

Ky biznes është vlerësuar shumë, pasi kap shifrën e më shumë se 100 milionë euro. Kujtojmë që në këtë kompani punojnë të gjithë anëtarët e familjes së Ramos.

Por, kjo nuk është e vetmja, sipas medieve spanjolle, Ramos udhëheqë pesë biznese, ndër to edhe një kompani ndërtimore.

32-vjeçari e nisi karrierën në Sevilla, por në vitin 2005 ai u transferua në Real Madrid dhe shkroi historinë me këtë klub duke fituar shumë tituj./IndeksOnline/