13:33 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Wenger flet për Koscielnyn, tregon muajin e kthimit

Kapiteni i Arsenalit, Laurent Koscielny do ta humbasë pjesën tjetër të sezonit.

Mesfushori francez u lëndua në gjysmëfinale, në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, shkruan IndeksOnline.

Ai u lëndua në pjesën e thembrës së Akilit, dhe do të mungoj në Kupën e Botës “Rusi 2018”. Por, kjo nuk është e gjitha, sipas trajnerit në largim, Arsene Wenger, 32-vjeçari do të mungoj deri në muajin e fundit të këtij viti.

“Koscielny ka kryer një operacion. Kjo do të thotë se ai do të jetë jashtë fushave deri në gjashtë muaj. Ju nuk do ta shihni atë në fushë deri në dhjetor. Ky ishte viti i fundit që ai luan me ekipin kombëtar, por ky është fati”, ka thënë Wenger.

Trajneri i Arsenalit, Wenger sot luan ndeshjen e parafundit si trajner i “Topçinjve”. Nga ora 20 e 45, Arsenali udhëton në Leicester City./IndeksOnline/