22:51 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Nuk është Zidane? S’ka problem, është Karim Benzema

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Alaves.

Klubi madrilen fitoi me rezultat të thellë 4 me 1 pas një paraqitje fantastike nga të gjithë lojtarët, shkruan IndeksOnline.

Zinedine Zidane nuk ishte në stol, shkaku i Covid-19, por kur është në formë Karim Benzema, klubi nga Madridi s’ka nevojë as për trajner.

Sulmuesi francez shënoi dy gola në këtë përballje, kurse golat tjerë i realizuan; Eden Hazard dhe Casemiro.

Te vendasit golin e vetëm e shënoi Joselu.

Me fitore Real Madrid po i bën presion vendit të parë, me 40 pikë, katër më pak se lideri Atletico Madrid që ka 44 pikë (2 ndeshje më pak)./IndeksOnline/