11:34 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / B O

Nuk ftohet Sergio Ramos, PSG me plot mungesa në derbin e sotëm

Sergio Ramos nuk është ftuar fare për ndeshjen e sotme që PSG e luan ndaj Nice. Mbrojtësi spanjoll debutoi vikendin që lamë pas në ndeshjen ndaj Saint Ettiene, por që pësoi një lëndim në fundin e takimit.

Në listën e PSG-së vërehen disa mungesa për ndeshjen ndaj skuadrës që është e treta në tabelë.

Neymar nuk do jetë pjesë e ndeshjes për shkak të lëndimit, ndërsa në listë nuk janë edhe yje si Wijnaldum, Draxler, Herrera, Paredes e Bernat./Indeksonline/