14:06 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

“Nuk u bëj diss fansave”, Noizy flet pas përplasjeve me Don Xhonin

Pak ditë më parë pati një përplasje virtuale midis Noizyt dhe Don Xhonit.

Duke i bërë “disse” të shumta njëri-tjetrit, zgjuan vëmendje të madhe mediatike, shkruan Indeksonline.

Përmes rrjetit social Instagram, Noizy u lidh live në mënyrë që të bisedonte drejtpërdrejt me fansat e tij.

Një pyetje që dëshironin ta dinin të gjithë ishte se a do t’i bëje diss Don Xhonit pas gjithë atyre përplasjeve.

“Nuk u bëj diss fansave”, tha reperi./Indeksonline/