75 Mall Live Search
15:13 / E Hënë, 26 Maj 2025 / L K

Nuk i mjafton titulli, Drita nis me blerja, vjen ish-lojtari i kampionatit belg

Drita ka nisur përforcimet vetëm pak ditë pasi siguroi titullin në Superligën e Kosovës. Skuadra kampione ka nënshkruar me Liridon Balajn. Sulmuesi anësor ka përvojë edhe në futbollin zvicërian dhe belg.

“Kemi knaqësinë të ju prezentojmë përforcimin tonë më të ri, sulmuesin Liridon Balaj.

Balaj është zyrtarizuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili njoftoi se marrëveshja është arritur që Balaj të jetë me ne për dy vitet e ardhshme.

Balaj luan në poziten e sulmuesit të krahut të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skenderbeut nga Shqipëria.

Liridoni si i ri ishte pjesë e ekipit të KF Besa nga Peja dhe në sezonin 2018/19 u largua në drejtim të futbollit zvicrran ku për disa vite ishte pjese e ekipeve si FC Aarau dhe FC Schaffhausen gjithashtu për një kohë ka luajtur edhe në futbollin belg.

Balaj do të jetë një forcë e re e ekipit dhe i dëshirojmë shume suksese së bashku” thuhet në njoftimin e Dritës./Indeksonline/