75 Mall Live Search
14:51 / E Premte, 10 Janar 2025 / G T

Nuk iu dha hapësira e duhur, ish-lojtari i Parisit largohet nga Drita

Skuadra e Dritës ka larugar nga skuadra lojtarin, Alexandre Fressange.

Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Gjilani ka bërë të ditur për ndërprerjen e kontratës para kohe me lojtarin francez, shkruan Indeksonline

“Kemi mbyllur bashkëpunimin edhe me francezin Alexandre Fressange. Alexi u bashkua me ekipin në verë të këti viti por nuk arriti asesi të përshtatet me ekipin”, shkruhet në njoftimin e klubit

Fressange kishte ardhur me bujë të madhe, pasi një kohë kishte kaluar edhe te skuadra e njohur në Francë, PSG-ja.

Por, ai zhvilloi vetëm pesë ndeshje në Superligë dhe nuk shënoi asnjë gol./Indeksonline/