75 Mall Live Search
21:03 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nuk ka “bir nane” që e mposht Gerrardin, vazhdon rekordi briliant me Rangers

Stiven Gerrard mbetet i pamposhtur si trajner edhe pas 13 ndeshjeve si trajner i Rangers.

Ish legjendari i Liverpoolit ka arritur që ta kualifikojë skuadrën e tij në Europa League duke kaluar tri raundet kualifikuese.

Nga 13 ndeshjet si trajner, Gerrard me skuadrën skoceze ka arritur 7 fitore dhe 6 barazime duke mbetur i pamposhtur.

Në këto përballje, skuadra e ish kapitenit anglez ka shënuar 21 gola, duke pranuar vetëm tetë.

Madje, në përballjen e sotme ndaj UFA-s, skuadra e Gerrard ishte për 25 minuta me dy lojtarë më pak në fushë, por që nuk pranoi asnjë gol./Indeksonline/